{"product_id":"bija-plengprishese","title":"BIJA PLENGPRISHESE","description":"\u003cp\u003eE bija e Abelit, emigrantit polak, Florentina Rosnovski, ndan të njëjtën dashuri për Amerikën dhe ka të njëjtat ideale dhe ëndrra për të ardhmen si i ati. Por ëndrra e saj e madhe është që të ulet në karrigen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eDjali i artë, Riçard Kein ka lindur në luks. Është pasardhësi i një manjati bankier, është i pashëm, i suksesshëm, dhe i vendosur për të çarë vetë rrugën në jetë, dhe për të ndërtuar të ardhmen me gruan që dashuron.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eKur nuk janë më shumë se një hap larg nga realizimi i ëndrrës së Florentinës, befas gjenden në pragun e çmimit shkatërrues të pushtetit.., betejës titanike të tradhtisë e mashtrimit që zgjohet nga e shkuara, nga hakmarrja midis dy brezave shfaqet kërcënuese për të shkatërruar gjithçka që Florentina dhe Riçardi kanë luftuar për të arritur.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eKy libër është vazhdimi i sagës së \"Keini dhe Abeli\" dhe vazhdon të zbulojë detaje emocionuese të jetës së Florentinës–bijës së multimilionerit Abel Roznovski.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eNgjarjet e këtij romani shtrihen në një hapësirë kohore prej gjashtëdhjetë vitësh. Ato zënë fill me formimin e Florentinës, duke vazhduar me krijimin e familjes, karrierën dhe sukseset akademike dhe kulmojnë me përfshirjen e saj në politikë.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003ePas vdekjes së babait, Abelit, Florentina zgjidhet në krye të Grupit Baron të hotelerisë, duke e drejtuar suksesshëm nga viti në viti atë. Qënia në krye të grupit, prekja e të gjitha majave të suksesit, përveçse përvojë, i ka rizgjuar pasionin për ëndrrën e fëmijërisë së hereshme, për të qenë edhe një udhëheqëse në politike, për të qenë lidere e botës!\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eNë këtë botë të egër e të errët, të dominuar historikisht vetëm nga burrat, Florentina përballet me beteja të shumta. Por a do të mbijetojë ajo përballë këtyre betejave dhe a do të bëhet Florentina Roznovski gruaja e parë president e Shteteve të Bashkuara të Amerikës?\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eKarriera e Florentinës është e rrethuar nga shumë dashuri, intriga, komplote suksese dhe fatkeqësi. Ajo që e bën befasues dhe njëkohësisht tronditës këtë libër, është qartësia e mendimit, mos kapitullimi para situatave të vështira dhe ringritja me forcë, edhe atëherë kur mendon se shpresa ka vdekur...\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48645438308595,"sku":null,"price":1500.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/bija-plengprishese.jpg?v=1773674918","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/bija-plengprishese","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}