{"product_id":"ashtu-sic-bie-debora","title":"ASHTU SIC BIE DEBORA","description":"\u003cp\u003e“Për të kam qenë gjithmonë  si lulebora.  Lulja e fildishtë, që sfidon dimrin për të dalë në sipërfaqe.”\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e \u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eIvi është rritur mes liqeneve të ngrira dhe pyjeve të paprekura nga dora e njeriut, e rrethuar nga dëbora që e do aq shumë. Ja pse, kur mbetet jetime dhe detyrohet të shpërngulet në Kaliforni, vajzën e mundon shumë ajo që ka lënë pas: Kanadaja, vendi i vet dhe një boshllëk që nuk po e mbush dot. Midis atyre maleve ndodhet e kaluara me të cilën vajza është kaq e lidhur, e njëjta e kaluar që, pa e ditur, i ka ngjizur përbrenda një sekret të rrezikshëm.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eTani, e vetmja familje që i ka mbetur është ajo e Xhonit, kumbarit të saj të dashur. Por shpejt kupton se djali i Xhonit, Meisoni, nuk është më djali i vogël pa dhëmbë, që kishte parë dikur në foto. Djalë i rritur, ai ka sytë e mprehtë të një bishe të egër dhe një fytyrë të palexueshme. Dhe kur i buzëqesh zymtazi për herë të parë, duke shpërvjelë buzët e përsosura, Ivi e kupton se bashkëjetesa e tyre do të jetë e vështirë. Meisonit nuk i pëlqen fare që Ivi të jetojë me ta dhe nuk bën asnjë përpjekje për ta fshehur këtë.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eNdërsa përpiqet të qëndrojë mbi ujë në valët e rrëmbyeshme të jetës së saj të re në bregun e oqeanit, Kanadaja dhe misteret vazhdojnë ta trazojnë Ivin.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eA do të mundet zemra e saj, e bardhë si bora, të lulëzojë përsëri, duke mposhtur akullin e dimrit?\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e \u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\"Thonë se zemra është si dëbora. E guximshme, e heshtur, e aftë të shkrijë me pak ngrohtësi. Andej nga vi unë, shumë njerëz e besojnë këtë. Unë nuk e kisha besuar kurrë.\"\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48645425987827,"sku":null,"price":1500.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/ashtu-sic-bie-debora.jpg?v=1773674043","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/ashtu-sic-bie-debora","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}