{"product_id":"anatomia-e-nje-casti","title":"ANATOMIA E NJE CASTI","description":"\u003cp\u003eJavier Cercas dëshiron të rrëfejë, në formën e një romani, përpjekjen për grusht shteti të 23 shkurtit 1981 në Spanjë. Por ai zbulon se, “për një herë të vetme, historia ka qenë koherente, simetrike dhe e rregullt, jo e çrregullt, rastësore apo e paparashikueshme”. Në atë realitet, Cercas sheh “tërë forcën dramatike dhe potencialin simbolik që kërkojmë nga letërsia”.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eMe një gjest të madh guximi, ai vendos të heqë dorë, ose, ndoshta, të bëjë sikur heq dorë, nga trillimi letrar, për të realizuar Anatomia e një çasti dhe për të paraqitur faktet: kolonelin Tejero që hyn i armatosur në Parlamentin e Madridit; plumbat që fishkëllejnë në sallën e Cortes-it; politikanët që kërkojnë strehë nën tavolina. Të gjithë, përveç tre personave që mbeten ulur në vendet e tyre për t’u përballur me puçistët. Kështu zbulojmë se “faktet e zhveshura” nuk janë aspak të thjeshta, sepse ato përmbajnë brenda vetes jo vetëm realitetin, por edhe interpretimin dhe mënyrën e rrëfimit të tij.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e«Një nga kryeveprat e letërsisë bashkëkohore spanjolle… Cercas ka ditur të ndriçojë një moment vendimtar në historinë e Spanjës… Lexuesi e di se ngjarja e rrëfyer është e vërtetë, por, falë mjeshtërisë letrare të Cercas-it, ai e percepton të vërtetën si fryt të një imagjinate prej romani.»\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eAlberto Manguel\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eJavier Cercas ka lindur në vitin 1962 në Ibahernando, Cáceres. Është profesor i letërsisë spanjolle në Universitetin e Gironës dhe bashkëpunon rregullisht me El País. Në vitin 2011, Anatomia e një çasti fitoi Çmimin Ndërkombëtar të Letërsisë “Mondello” dhe Çmimin e Panairit Ndërkombëtar të Librit të Torinos.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eLibra të tjerë të Javier Cercas në shqip: Ushtarë të Salaminës, Mashtruesi, Monarku i hijeve.\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48796061892851,"sku":null,"price":1500.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/Javier-CERSAS.jpg?v=1775301661","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/anatomia-e-nje-casti","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}