{"product_id":"afrikani","title":"AFRIKANI","description":"\u003cp\u003e\u003cem\u003eMë kujtohet gjithçka që mora kur erdha për herë të parë në Afrikë: një liri aq të thellë, saqë më digjte, më dehte, saqë i ngazëllehesha deri në dhimbje. Nuk dua të flas për ekzotizëm: fëmijët janë krejt të huaj ndaj këtij vesit.\u003c\/em\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cem\u003eJo ngaqë ata shohin përmes qenieve dhe gjërave, por, pikërisht, ngaqë nuk shohin tjetër, veç këtyre: një pemë, një gropë në tokë, një mizëri milingonash nëpër trarë, një grup djemsh çamarrokë në kërkim të një loje, një plak me sy të mjegullt duke zgjatur një dorë kockë e lëkurë, një rrugë në një fshat afrikan në një ditë tregu, këto ishin të gjitha rrugët e të gjitha fshatrat, të gjithë pleqtë, të gjithë fëmijët, të gjitha pemët dhe të gjitha milingonat.\u003c\/em\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cem\u003eKy thesar ishte përgjithmonë i gjallë thellë brenda meje, nuk mund të shkulet më. Shumë më tepër sesa me kujtime të thjeshta, ai është i përbërë me të vërteta...\u003c\/em\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cem\u003ePrindërit e mi ishin të shtrirë në shtretërit e tyre fushorë, nën rrjetat e mushkonjave, duke dëgjuar tingujt e trumpetave, të akorduara në një ritëm konstant dhe ekstremisht të fortë, si një zemër plot nxit. Ata janë të dashuruar. Egërsia, dhe në të njëjtën kohë, Afrika njerëzore, është nata e tyre e martesës. Dielli dogji gjithë ditën trupat e tyre, ata janë të mbushur me një fuqi ektreme elektrizuese.\u003c\/em\u003e\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48700112306419,"sku":null,"price":600.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/02712.jpg?v=1773936774","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/afrikani","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}