{"product_id":"aforizma-nietzche","title":"AFORIZMA NIETZCHE","description":"\u003cheader id=\"header\" class=\"\"\u003e\n\u003cdiv class=\"big-wrapper\"\u003e\n\u003cdiv class=\"header-holder\"\u003e\n\u003cdiv class=\"blue-b\"\u003e\n\u003cdiv class=\"eko-logo\"\u003e\u003ca href=\"https:\/\/ekonomiaonline.com\/\" class=\"logo-holder\"\u003e\u003cimg src=\"https:\/\/ekonomiaonline.com\/wp-content\/themes\/ekonomia\/images\/logo.png\"\u003e\u003c\/a\u003e\u003c\/div\u003e\n\u003cdiv class=\"daily-date\"\u003e\u003c\/div\u003e\n\u003c\/div\u003e\n\u003c\/div\u003e\n\u003c\/div\u003e\n\u003c\/header\u003e\n\u003cdiv class=\"middle-wrap\"\u003e\n\u003csection\u003e\n\u003cdiv class=\"left-side-cat\"\u003e\n\u003cdiv class=\"single-article\"\u003e\n\u003cdiv class=\"content-holder\"\u003e\n\u003cp\u003eFilozofi gjerman, Friedrich Nietzsche, ka qenë një prej mendjeve më të mëdha. Idetë e tij filozofike transformuan botën e filozofisë, duke e ngritur një nivel më lartë.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eMë poshtë kemi përmbledhur disa prej thënieve më të fuqishme të Nietzsches, që shërbejnë për të hapur mendjen dhe për të parë gjërat nga një këndvështrim krejt tjetër:\u003c\/p\u003e\n\u003col class=\"wp-block-list\"\u003e\n\u003cli\u003eJeto çdo ditë të jetës sate sikur të ishte e para, sikur të ishte e fundit.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eÇfarë s’më vret, më bën më të fortë.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eNjë femër e bukur ka diçka të ngjashme me të vërtetën: të dyja japin më shumë kënaqësi kur i dëshiron sesa kur i zotëron.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eÇdo gjëje ia dimë çmimin, asgjëje vlerën.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eGjëja e mirë nuk na pëlqen, nëse nuk jemi në lartësinë e saj.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eTe femra gjithçka është enigmë, por gjithçka ka zgjidhje: kjo quhet shtatzëni.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eKoha ime nuk ka ardhur akoma: disa lindin para kohe.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003ePër femrën, mashkulli është një mjet, qëllimi i të cilës është përherë një fëmijë.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eNëse bashkëshortët nuk do të jetonin bashkë, martesat e mira do të ishin shumë më tepër.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eMeshkujt hiqen si të pashpirt, por në fakt, femrat janë të tilla. Femrat hiqen si të ndjeshme, por në fakt, meshkujt janë të tillë.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eJeta përbëhet nga çaste të rralla me intensitet të madh e intervale të panumërta. Por, pjesa më e madhe e njerëzve, duke mos njohur çastet magjike, jeton vetëm intervalet.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eTë mos flasësh aspak për veten është hipokrizi e sofistikuar.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eNëse të gjitha lëmoshat do të jepeshin vetëm për mëshirë, të gjithë lypësit do të vdisnin urie.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eGjumi nuk është art i vogël: duhet kaluar e gjithë dita zgjuar për ta arritur.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eKështu arsyetojnë të gjithë peshqit: “gjësë që ata s’ia prekin fundin, është pa fund”.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eFemra qe gabimi i dytë i Zotit.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eNë dashurinë e vërtetë, shpirti përqafon trupin.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eNëse shikon gjatë brenda errësirës, edhe errësira do të shikojë brenda teje.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eNë hakmarrje e në dashuri femra është më e egër sesa mashkulli.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003ePak janë femrat e ndershme që nuk janë lodhur së luajturi këtë rol.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eE duam jetën, jo ngaqë jemi të prirë të jetojmë, por ngaqë jemi të prirë të duam.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eTë gjithë duan fronin, sikur lumturia të gjendej në fron! Shpesh në fron rri llumi, e shpesh edhe froni është mbi llum.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eKa gjithmonë një grimcë çmendurie në dashuri, ashtu siç ka gjithmonë një grimcë logjike në çmenduri.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eZoti ka vdekur. Zoti mbetet i vdekur. Ne e kemi vrarë.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003ePoetët nuk kanë skrupuj kundrejt përvojave intime të tyre: i shfrytëzojnë.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eNuk është forca, por aftësia e një ndijimi të gjatë që i bën njerëzit superior.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eSuksesi ka qenë gjithmonë gënjeshtari më i madh.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eAsnjë fitues nuk i beson rastësisë.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eTë qeshësh do të thotë të kënaqesh me vuajtjen e tjetrit, por me ndërgjegje të qetë.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eShpesh, një nënë, më shumë se të birin, do veten e saj në të.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eDisa nëna kanë nevojë për fëmijë të palumtur, që të mund të shfaqin mirësinë e tyre prej nëne.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eArmiqtë duhet t’i urreni, jo t’i përçmoni: duhet të jeni krenarë për armiqtë që keni.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eParapëlqej njerëzit që janë të tejdukshëm si ujërat, që lejojnë të shohim papastërtitë në fund.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eNjeriu është vetëm një gabim i Zotit apo Zoti është vetëm një gabim i njeriut?\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eFati ynë ushtron ndikimin e tij mbi ne edhe kur ne nuk e kemi kuptuar natyrën e tij: e ardhmja jonë përcakton ligjet e të sotmes sonë.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eNuk mund të ketë një Zot, pasi po të kishte, nuk mund të mos isha unë.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003ePa muzikë, jeta do të ishte një gabim.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eKush ka një “sepse”, kalon çdo “si?”.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eNuk ekzistojnë fenomene morale, ekzistojnë vetëm interpretime morale të fenomeneve.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eEdhe hyjnitë, më kot luftojnë kundër mërzisë.\u003c\/li\u003e\n\u003c\/ol\u003e\n\u003c\/div\u003e\n\u003c\/div\u003e\n\u003c\/div\u003e\n\u003c\/section\u003e\n\u003c\/div\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48899852271859,"sku":null,"price":1300.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/Aforizma-Friedrich-Nietzsche-450x659.webp?v=1777717692","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/aforizma-nietzche","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}