{"product_id":"1984-pegi","title":"1984 PEGI","description":"\u003cp\u003e\u003cspan\u003eRegjimi totalitar i Vëllait të Madh, që vëzhgon vazhdimisht gjithkënd dhe gjithçka nëpërmjet ekraneve të panumërta, ushtron kontrollin absolut mbi veprimet dhe ndërgjegjet e njerëzve. Gjithçka i shërben pushtetit. Librat, gazetat, arkivat dhe mendjet falsifikohen pareshtur, sepse “kush ka në dorë të shkuarën, ka në dorë të ardhmen; kush ka në dorë të tashmen, ka në dorë të shkuarën.” Kur George Orwell shkruante këtë libër, viti 1984 ishte e ardhme. Sot, ai vit është e shkuar. Por pas kësaj vepre, viti i vërtetë 1984 do të jetë gjithmonë një datë e së ardhmes, viti i fillimit të një epoke të mjegullt për historinë e njerëzimit; na paralajmëron se shteti terrorist që mbjell vdekje është vetëm një hap larg të bërit realitet: Vëllai i Madh tashmë po na vëzhgon!\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48898372731123,"sku":null,"price":1000.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/images_3_149a4cdc-28de-4bdc-88b0-bc94eb5dcba4.jpg?v=1777636511","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/1984-pegi","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}