Kujtimet e Tekila Leilës na kthejnë në fëmijërinë e saj, në provincë, një mjedis tepër ndrydhës për shkak të fesë dhe traditës, një fëmijëri ku ka lënë gjurmë familja poligamike me dy nëna dhe një baba që sa vinte e bëhej më autoritar. Pasi u arratis drejt Stambollit, Leila përfundoi ne industrinë e pisët të trafikimit seksual, duke gjetur strehë në rrugët e Bordellove, një rrugë historike e qytetit.
Titulli: 10 minuta e 38 sekonda në këtë botë të çuditshme
Origjinali: 10 Minutes 38 Seconds in this Strange World
Gjinia: Roman
Autori: Elif Shafak
Shqipëroi: Taulant Hatia
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2021
Fq. 368
Pesha: 0.465 kg
ISBN: 978-9928-00-475-8
Ky libër është në gjuhën shqipe
Mbi librin
Në çastet pulsuese pasi e vranë dhe e lanë në një kazan mbeturinash jashtë Stambollit, Tekila Leila hyn në një gjëndje vetëdijeje të thellë. Zemra i ka pushuar së rrahuri, por truri është ende aktiv -10 minuta e 38 sekonda. Ndërsa dielli turk lind dhe miqtë e saj ende flenë diku aty pranë, ajo sjell ndërmend jetën e vet, dhe jetët e të tjerëve, e njerëzve të përjashtuar nga shoqëria si puna e saj.